19 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

Dua Lipa konfirmon paraqitjen në Sunny Hill Festival 2025

- Advertisement -

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, konfirmoi paraqitjen në edicionin e sivjetmë të festivalit Sunny Hill në Prishtinë,  që do të mbahet nga 1 deri më 3 gusht.

Lajmin e bëri të ditur në Instagram me 87.4 milionë ndjekës.

“Shihemi në Sunny Hill Festival”, shkroi Dua Lipa.

Sunny Hill është një festival ndërkombëtar i muzikës që mbahet çdo vit në Prishtinë.

I themeluar në vitin 2018 nga këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, festivali synon promovimin e kulturës dhe muzikës shqiptare si dhe ofrimin e mundësisë për artistët ndërkombëtarë të paraqiten në Kosovë.

Të ngjashme

Të fundit