-0.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Dua Lipa konfirmon lidhjen me ish të dashurin e Rita Orës

- Advertisement -

Ylli i muzikës pop, shqiptarja Dua Lipa ka konfirmuar në rrjetet sociale lidhjen e saj me regjisorin greko-francez Romain Gavras, shkruan Reporteri.net.

Dyshja u përfol për një romancë në fillim të këtij viti, në muajin shkurt. Mirëpo, lidhja u konfirmua kur Dua Lipa postoi një foto “polaroid” së bashku me regjisorin 41-vjeçar.

Kjo ka shkaktuar komentet të shumta në rrjete sociale, pasi Gavras është ish i dashuri i “rivales” kryesore të muzikës pop të Dua Lipës, Rita Ora.

Dua Lipa për shumë kohë ishte “single”, që nga ndarja e saj e fundit nga modeli Anwar Hadid me të cilin ka qenë në lidhje dashurie për dy vite.

Lipa është krahasuar shpesh me Rita Orën pasi të dy kanë prindër nga Kosova, kanë ndjekur të njëjtën shkollë teatrore në Londër dhe thuhet se kanë qenë miq të ngushtë para se të bëheshin “rivale” të muzikës pop.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit