Dua Lipa ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të.
Ajo festoi ditëlindjen e saj edhe dy ditë më parë, që të shtunën në darkë e deri ditën e djeshme ( e hënë).
Gjatë këtyre ditëve ajo u shfaq shumë stil me veshjet e saj.
Këngëtarja edhe një herë dha leksion sa i përket modës.
Ndryshe, Dua, ka qëndruar në Shqipëri për pushime, shkak ky pasi do të mbahet “Sunny Hill Festival”, në Tiranë për herë të parë.
Në Prishtinë, ky festival u mbajt për katër ditë rresht në fillim të muajit gusht.