Nata e parë e “Sunny Hill Festival”, ishte me të vërtetë magjike.
Ylli me origjinë shqiptare, Dua Lipa ndezi atmosferën me performancën e saj të jashtëzakonshme, e po ashtu edhe me veshjen që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.
Qershia mbi tortë e natës së kaluar ishte performanca e Duas me babanë e saj, Dukagjin Lipën, me këngën e Gjurmëve “Era”, e cila ndezi të gjithë pjesëmarrësit në festivalin global të “Sunny Hillit”.
Por, nuk mjaftoi vetëm kjo performancë. Dua Lipa iu drejtua turmës në gjuhën shqipe, duke iu thënë se Kosova ka lezet gjithmonë, dhe duke i falënderuar të gjithë të pranishmit.
Dua, nuk la pa përshëndetur edhe nga afër përkrahësit e saj, që erdhën nga anë e kënd globit, dhe jo vetëm nga Kosova.
Megjithëse, pos Duas, skenën e elektrizuan edhe Fat Boy Slim, Edis, Tayna, Kida, Siena Spiro, e shumë artistë të tjerë