Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, në një intervistë së fundmi për ‘Apple Music 1’ ka thënë se rrugëtimi i saj në muzikë nuk ka qenë gjithnjë “fushë me lule”.
Duke folur për albumin e saj të ri dhe arritjet e saj, Dua ka thënë se në vendin ku është tani, nuk ishte e lehtë për t’u arritur.
“Më në fund, jam në një vend në karrierën time ku ndihem vërtet e sigurt. Mu desh kaq shumë kohë për të arritur në këtë vend”.
Dua shtoi se të shkruarit muzikë, për të është si një lloj terapie.
“Unë mendoj se gjithçka vjen në faza dhe valë. Mund të ketë një moment kur njerëzit ju duan vërtet dhe ndiheni kaq të mbështetur sa thuani “oh, kjo është e mrekullueshme”. Pastaj kjo ndryshoi shumë shpejt dhe më kujtohet edhe kur ishte nominimi i artistit të ri më të mirë të “Grammy’s” dhe unë e fitova. Kishte njerëz në internet që thonin se nuk e meritoja atë. Kështu që unë mendoj se sa herë që shoh, ndjej ose lexoj diçka që bie ndesh me atë që di se po vjen, ose me atë që kam bërë, ose sa shumë kam punuar ose çfarëdo qoftë ajo, thjesht bëj një hap prapa” ka thënë mes të tjerash Dua.
Ajo ka folur dhe se i është dashur pak kohë që të gjejë veten.
“Mënyra se si pashë skenarë të ndryshëm ose gjëra të ndryshme që ndodhën në jetën time ndryshoi dhe ishte një përvojë e bukur të mos kesh frikë të thuash: “Në të vërtetë, e di çfarë? Unë jam e gatshme ta dëshmoj këtë.”
Dua foli edhe për të dashurin e saj të ri, Callum Turner, duke thënë se dëshiron afër vetes dikë që është i hapur, besnik dhe i sinqertë.
Për një person të tillë, Dua deklaroi se është e gatshme t’i ofrojë të njëjtat gjëra.