10 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Dua Lipa e Rita Ora, shqiptarët me famë botërore

- Advertisement -

Dua Lipa dhe Rita Ora, i treguan edhe gjatë vitit 202 botës se mund të vish nga një vend i vogël, por kjo nuk do të thotë që s’mund të prekësh majat botërore.

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, e cila ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën na bën të ndihemi krenar, jo vetëm për talentin e arritjet e saj në fushën e muzikës, por dhe për përfaqësimin e denjë dhe mbështetjen e vazhdueshme që artistja tregon me krenari se është shqiptare.

Si u kthye ylli 27-vjeçar në asin e promovimit të Shqipërisë?

Pavarësisht moshës së saj të re dhe faktit që ajo ka lindur dhe është rritur në Londër, ylli 27-vjeçar  Dua Lipa është konsideruar asi i marketingut të Shqipërisë, duke u kthyer ne një ambasadore ideale dhe praktikuese e diplomacisë kulturore.

Mediat e huaja e kanë krahasuar Dua Lipën edhe me Rita Orën:

“Ndryshe nga kolegia e saj, këngëtarja Rita Ora, e cila edhe pse e lindur në Kosovë nga prindër shqiptarë, kur u transferua në Britaninë e Madhe filloi karrierën e saj, fillimisht nuk zbuloi vendin e origjinës, Dua e tha me zë të lartë dhe nuk është ndalur asnjëherë.”

Për këtë arsye, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i dha shtetësinë shqiptare, duke e falënderuar për kontributin e saj në përhapjen e reputacionit të shqiptarëve ndërkombëtarisht”.

“Është një gëzim i madh, i papërshkrueshëm”, u shpreh Lipa.

Video dhe foto të ngjashme që shfaqin këngëtaren duke ngritur flamurin shqiptar e veshur me një fustan në ngjyrat e tij u postuan në Instagramin e saj për kënaqësinë e 87.5 milionë ndjekësve të saj. Po ashtu, edhe pamjet nga koncerti i fundit i turneut të saj botëror, i cili u zhvillua në sheshin qendror Skënderbej të Tiranës.

“Në këtë mënyrë kam dashur të nderoj festën e Pavarësisë së vendit tim”.

Dua nuk rresht së na bëri krenarë, ku vetëm me koncertin e saj në Tiranë arrit të thyejë rekordin botëror të Tina Turner duke u ndjekur nga 200 mijë njerëz në sheshin “Skënderbej”.

E vetmja gjë e sigurt është se Dua Lipa është tashmë një yll e cila nuk do të ngurojë të ngrejë vlerat e shqiptarëve në fushën e diplomacisë kulturore.

Kur janë bërë 2 vite që këngëtarja Dua Lipa ka lançuar albumin e saj “Future Nostalgia”, albumi po vazhdon që të thyejë rekorde të jashtëzakonshme. “Future Nostalgia” ka kaluar tashmë 2 vjet në tabelën e Billboard 200. Është albumi i parë i një gruaje i publikuar këtë dekadë që arrin këtë moment historik.

Rita Ora një tjetër artiste shqiptare, me famë ndërkombëtare  e cila ka pushtuar titujt e mediave të huaja, solli për publikun albumin e saj të ri. Gjithashtu publikoi edhe një këngë të veçantë që e solli në bashkëpunim me artisten tjetër shqiptare, Ava Max.

 

Sa i përket jetës private artistja Rita Ora gjeti dashurinë me regjizorin Taika Waititi të cilën e kurorëzuan në martesë.

Suksesin ajo e vazhdoi edhe në projekte filmike duke realizuar 2 filma si : “Detective Pikatchu” dhe “Oliver Twist” .

Dashur-padashur dy artistet e njohura shqiptare, Dua Lipa e Rita Ora u bënë bashkë në Brazil, ku të dyja ishin ftuar të performonin  në festivalin “Rock In Rio 2022”.  Një nga festivalet më të mëdha të muzikës në botë që nisi në Brazil dhe më vonë u degëzua në vende të tjera si Lisbona, Madridi dhe Las Vegas. Për  të dyja artistet rezultoi një suksess më vete.

Viti 2022 ishte mjaft i suksesshëm për Ritën, e cila punoi shumë, duke gërshetuar punën me talentin e saj që  ka bërë për vete miliona fansa gjithandej nëpër botë.

Rita Ora dhe partneri i saj Taika Waititi prezantuan MTV EMA 2022. Në atë eveniment, këngëtarja u shpreh e emocionuar që e ndante skenën me Taika-n sepse kjo e bënte atë edhe më të veçantë.

Por jo vetëm kaq, Rita Ora ashtu si artistja me famë botërore Dua Lipa elektrizoi skenën në koncertin që u mbajt  në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”. Këngëtarja shqiptare me famë botërore interpretoi  disa nga hitet që ka sjellë ndër vite, ndërsa u shoqërua dhe nga trupa e baletit të saj.

Artistja i kushtoi një vëmendje të veçantë dhe veshjes së saj. Rita u shfaq me një body të zi ku ra në sy detaji i shqiponjës dy krenare ndërsa balerinët e shoqëronin të veshur me të kuqe. /KlanNews/

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit