6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Dua Lipa e pret me entuziazëm të madh mbajtjen e “Sunny Hill” në Prishtinë

- Advertisement -

“Sunny Hill Festival”, do të mbahet edhe këtë vit në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

E këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, shfaqet e lumtur dhe entuziaste për mbajtjen e festivalit.

Teksa shumë yje nga bota dhe yje vendore do të performojnë në këtë festival, gjithashtu do jetë kënaqësi edhe performanca e Dua Lipës, e cila padyshim do të jetë pjesë e “Sunny Hill”.

Këngëtarja ka postuar një imazh në ‘Instagram’, teksa ka shkruar se është shumë e emocionuar dhe mezi pret ardhjen e saj në Prishtinë.

“Shumë të emocionuar për formacionin tonë këtë vit në @sunnyhillfestival !!! Duke filluar gushtin e vetmja mënyrë që ne e dimë se si ‍mezi presim të të shohim në Prishtinaaa baby!!!”, shkroi ajo, duke premtuar atmosferë të zjarrtë.

Ndryshe, festivali do të mbahet me 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Prishtinë, ndërsa për herë të parë do të mbahet në Tiranë me 26, 27 dhe 28 gusht.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit