Dua Lipa dhe Apple zyrtarisht po bashkëpunojnë.
Gjiganti teknologjik sot lansoi serinë e re të iPhone, të kufjeve dhe orëve të mençura, teksa ylli shqiptar me famë botërore është duke e testuar telefonin tash e disa ditë.
Dua ka shfrytëzuar iPhone 17 Pro përgjatë koncerteve të saj në turin “Radical Optimism” për testuar cilësitë dhe kualitetin e telefonit më të ri të Apple.
Në mesin e pamjeve ekskluzive të promovimit të telefonit, Apple shpërndau edhe xhirimet që u bënë në turin e Duas, me një iPhone 17 Pro.
E ku ka promovim më të mirë sesa me fytyrën e Dua Lipës si ambasadore!