Këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, është shprehur shumë e lumtur për vizitën e saj të fundit në New York, SHBA.
Artistja me famë botërore ka ndarë në profilin e saj në Facebook disa fotografi që pasqyrojnë momentet më të mira të përjetuara gjatë qëndrimit në këtë qytet energjik.
Në përshkrimin e postimit, Lipa ka shkruar me humor: “Vetëm në NYC një minutë mund të duket si një vit i tërë fiskal”.