16.1 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Dua Lipa e bën Jimmy Kimmelin të flasë shqip

- Advertisement -

Ajo ndër të tjera ka treguar se për këtë album ka shkruar 97 këngë në një fletore të thjeshtë.

Ndërkaq, për dallim nga hera e fundit kur Dua foli shqip në emision dhe tregoi për besëtytnitë shqiptare, kësaj radhe Jimmy ishte ai që foli shqip.

“I ka bo rrush e kumbulla”, ishte shprehja e parë që Jimmy e tha në emision, teksa mori lëvdata nga Dua për theksin e tij.

“Wow, nuk është keq”, tha Dua, teksa e përsëriti me theksin e pastër shqip këtë shprehje.

Më tej, ajo e dha edhe shpjegimin e kësaj shprehjeje, duke i thënë Jimmyt se kuptimi i saj është të shpenzosh të gjitha paratë në alkool e ndeja.

“E kish ni dërrasë mangi”, tha më tej Jimmy, teksa sërish Dua e komplimentoi për theksin, dhe ia shpjegoi Jimmyt kuptimin e saj.

Më tej, Jimmy lexoi edhe një shprehje tjetër: “Sa për sy e faqe”.

Edhe këtu, Dua ia sqaroi kuptimin e shprehjes.

“Hyp se të vrava, zhdryp se të vrava”, ishte shprehja e radhës që e lexoi Jimmy, ndërsa përkthimi i Duas i bëri të gjithë të qeshin.

Kurse Jimmy në këtë moment ia tregoi Duas një fotografi të saj të shkrepur për këngën e saj të re, “Training Session”, ku ajo shihet e kapur për një shtylle horizontale.

“A kështu të thanë ty kur e shkrepe këtë foto, a?”, pyeti Jimmy, teksa ngjalli shumë të qeshura.

Dua e tregoi edhe një shprehje tjetër shqipe, “Kape njanin, mëshoi tjetrit”, teksa e sqaroi në anglisht kuptimin e saj.

E Jimmy i tha, “faleminderit që nuk më mëshove mua”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit