9.2 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Dua Lipa duket tepër e dashuruar teksa shoqërohet me të dashurin Callum Turner në Tokio

- Advertisement -
Dua Lipa duket më e dashuruar se kurrë teksa shijon një moment pushimi nga turneu i saj në Tokio në shoqërinë e partnerit të saj, Callum Turner.

Ylli i popit, 29 vjeçe, u fotografua, ndërsa po kalonte një pasdite të relaksuar me aktorin britanik.

Dyshja, që kanë qenë së bashku për pjesën më të madhe të këtij viti, u shfaqën të kapur për dore teksa kalonin një rrugë të ngarkuar në kryeqytetin japonez, shkruan DailyMail.

Këngëtarja dukej rrezatuese në një fustan të zi elegant të kombinuar me geta dantelle, ndërsa Callum mbante një pamje të relaksuar me një xhaketë të zezë lëkure dhe tuta.

Në një moment romantik, Callum i dha një puthje në kokë këngëtares, një çast që u pasua me një tjetër puthje plot dashuri.

Dua Lipa cosied up to Callum Turner in Tokyo on Monday as they crossed a busy road in the city

Dua, e cila dukej krenare pranë partnerit të saj, ndau disa fotografi nga udhëtimi i saj në rrjetet sociale.

Një nga fotografitë e publikuara tregon këmbët e saj në pjesën e pasme të një makine, ndërsa një tjetër e kap atë duke pozuar pranë një shenje me simbole japoneze, duke shijuar atmosferën e veçantë të qytetit.

The pop star, 29, has been dating for the majority of this year and the pair held hands as they made their way through the Japanese capital

Romanca e çiftit është bërë gjithnjë e më e dukshme që nga janari i këtij viti, kur ata u panë për herë të parë së bashku në një festë në Londër.

Ndërkohë, në shtator, ata ndanë një mbrëmje intime me anëtarët e familjes së Duas, duke shijuar një vakt të qetë përpara se të niseshin drejt një tjetër ngjarjeje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit