Këngëtarja e famshme nga Prishtina, Dua Lipa do të performojë në Sunny Hill Festival, event ky që organizohet nga vetë artistja dhe babai i saj, Dukagjin Lipa.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Dua përmes një postimi në Instagram, ku shfaqi listën e plotë se ku do të performojë ajo nëpër botë.
“Macja është jashtë çantës”, tha ajo duke iu referuar surprizës që shumë fansa e presin atë të performojë në Kosovë.
Sunny Hill Festival do të mbahet më 1, 2 dhe 3 gusht.