Prej kohësh përflitet se dy këngëtaret me origjinë shqipëtare , Rita Ora dhe Dua Lipa nuk kanë një raport të mire me njera-tjetren. Asnjëra prej tyre nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur konkretisht, por duket qartë, se marrëdhënia mes dy artistëve nuk është e ngrohtë.
Megjithatë, dashur pa dashur artistet janë bërë “bashkë” në Brazil, pasi performuan në festivalin ‘Rock In Rio 2022’.
Ne një postimi në instagram , Rita dhe Dua kanë ndarë foto dhe video mjaft të ngjashme me njëra – tjetrën. Këngëtaret shihen teksa kanë pozuar fillimisht në avion dhe më pas kanë ndarë video me pamje nga avioni, të Rio de Zhaneiros.


Këngëtaret u shfaqën mjaft energjike në skenë , teksa performuan përpara mijëra fansave, të pranishëm në festival.
Megjithatë , Nuk dihet nëse këngëtaret me famë botërore, kanë pasur një takim në prapskenë edhe pse performacat e tyre, u zhvilluan në kohë të ndryshme.
“Rock in Rio” është një nga festivalet më të mëdha të muzikës në botë, e cila nisi në Brazil dhe më vonë në vende të tjera si Lisbona, Madridi dhe Las Vegas.