Ramiz Lladrovci në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se dëshiron fitoren e kandidatëve të PDK-së në komunat ku kjo parti është në balotazh.
Ai theksoi se vazhdon të jetë pjesë e PDK-së dhe se askush nuk mund ta largojë nga kjo parti.
“Kam thënë dhe po e them prapë, s’ka bir nane që më heq, por nëse partia, udhëheqja nuk reflekton, unë duhet me i ra qashtu, me ja thy brit për me e largu prej aty ku është, që me vazhdu me PDK-në. Memlin dhe ata që janë përgjegjës, le të gjejë Memli përgjegjësinë, nuk jam duke thënë unë Memli ose ky,” ka deklaruar Lladrovci.
Ai ka shtuar se janë mijëra njerëz brenda PDK-së që janë të kënaqur me të, por ka refuzuar të përmendë emra nga kryesia e partisë që e mbështesin.

                                    




