Dua Lipa dhe Callum Turner kanë shkëlqyer në paraqitjen e tyre për “Tiffany”.
Çifti po qëndron në Paris, për javën e modës, dhe u ftuan nga Pharrell Williams në lansimin e koleksionit të ri të bizhuterive të quajtur “Titan”.
Dua veshi një fustan të zi të gjatë dhe Callum u kombinua me të me një kostum të zi.
Çifti pozoi para kamerës, duke shpërfaqur elegancën, pak orë pasi u panë duke vallëzuar së bashku në sheshin kryesor që shtrihet pranë Kullës Eiffel.
Kështu u dukën Dua dhe Callum: