Ditëve të fundit është ngritur alarmi se Serbia ka shkelur hapësirën ajrore të Kosovës përmes dronëve.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ditë më parë ka thënë se Beogradi zyrtar ka shkelur hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës me disa dronë
E drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se ditëve të fundit ka pasur fluturime të dronëve, të cilët dyshohen se vijnë nga territori i Serbisë në pjesen veriore. Ndërsa ka pohuar se policia është në kontakt me KFOR-in dhe se po e monitorojnë situatën.
“Ditëve të fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë se vijnë prej territorit të Serbisë, në pjesen veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR-in. Jemi duke e bërë monitorimin për të parë se çfarë po ndodh”, ka thënë ai.
E i pyetur se a paraqet kjo rrëzik sa i përket sigurisë së qytetarëve Hoxha ka thënë se kjo mund të paraqet rrezik për pjesën e kufirit, por jo për qytetarët.
“Është e rrezikshme në pjesn e kufirit, por për qytetarët tanë jo. Ne jemi duke i mbrojtur. Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR-it. Ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët tanë ”, ka thënë Hoxha.