6.3 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Droga e konfiskuar në Podujevë, dyshohet se ka origjinë nga Shqipëria

- Advertisement -

91 kilogramë narkotikë janë konfiskuar së fundi nga Policia e Kosovës.

Droga e cila është kapur nga Policia në rajoni e Podujevës, dyshohet që të ketë origjinë nga Shqipëria.

Teksa si destinim final dyshohet se kishte vendet e Bashkimit Evropian.

“Droga dyshohet se ka origjinë nga Shqipëria dhe ka kaluar përmes Prizrenit në Podujevë. Ka pasur destinim final vendet e BE-së”, tha policia në konferencë.

eksa si destinim final dyshohet se kishte vendet e Bashkimit Evropian.

“Droga dyshohet se ka origjinë nga Shqipëria dhe ka kaluar përmes Prizrenit në Podujevë. Ka pasur destinim final vendet e BE-së”, tha policia në konferencë.

Drejtori i Drejtorisë anti-narkotikë, Major Rashiti ka deklaruar se aksioni është koduar me emrin “Kamera” dhe se i njëjti aksion u zhvillua pas hetimeve të ndërmarra në disa muaj, i koordinuar me Prokurorinë e Prizrenit dhe me Prokurorinë e Prishtinës.

Aksioni policor kishte filluar mbrëmë rreth orës 20:20 , ku Policia ka dhënë urdhër të ndalohej një veturë që dyshohej se po bënte transportin e substancave narkotike, e që sipas Major Rashitit, të dyshuarit nuk kanë përfillur urdhrat policore, por kanë rritur intensitetin e lëvizjes së veturës.

Gjatë ikjes, vetura ka goditur një hetues policor, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i janë shkaktuar dëme materiale veturës.

Tutje, policia ka shkrepur me armë, teksa për shkrepjen e armës është njoftuar edhe IPK.

“Ndërsa vetura është ndaluar i dyshuari braktis veturën dhe arrin të arratiset në këmbë në drejtim të panjohur. Në veturë brenda saj policia ka gjetur 34 paketime me marihuanë me peshë mbi 91 kilogramë”, tha policia në konferencë

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit