Kandidati nga radhët e LDK’së, Driton Selmanaj, i cili në këto zgjedhje mban numrin 26, ka reaguar pas fjalimit të Kurtit në tubimin në Mitrovicë ku tha “dy zemra t’i kisha pasë, dyjat t’i kisha falë”.

Selmanaj thotë se teksa Kurti reciton poezi me dy zemra, shumica e qytetarëve mezi ndiejnë rrahjet e një zemre nga varfëria dhe zhgënjimi që ka sjellë qeverisja e tij.

“Premtimet miliardëshe, rrugët imagjinare dhe stadiumet e ëndrrave janë thjesht vazhdimësi e trillimeve politike, ku realiteti është fjalë e panjohur për të.
Dy zemra të kesh, nuk vlejnë asgjë kur nuk arrin të dëgjosh zërin e popullit. Poezitë nuk mbulojnë boshllëkun e rezultateve, dështimet qeveritare dhe mungesën totale të vizionit.
As britmat dhe piskamat nuk e fshehin dot, dështimin dhe mashtrimin e 4 viteve të qeverisjes së Albin Hibridit!”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.

Postimi i plotë: