8.6 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

“Dritë në fund të tunelit”, Zhegrova i kthehet stërvitjeve individuale

- Advertisement -

Dritë në fund të tunelit.

Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova, dalëngadalë po kthehet prej lëndimit.

Zhegrova është afër rikthimit në fushë pas lëndimit që e kishte pësuar në fund të vitit të kaluar.

Nga ajo kohë, “Messi i Kosovës” ka vuajtur shumë pasi nuk po mund ta bënte atë që di më së miri dhe që e do më së shumti.

Por, sot skuadra e tij Lille, e solli lajmin e shumëpritur.

“Një tjetër lajm i mirë, rikthimi i Edon Zhegrovës në stërvitje individuale”, njoftoi klubi francez për rikthimin e 25 vjeçarit, i cili disa ditë do të ushtrojë individualisht para se t’i bashkohet ekipit në stërvitje, kur edhe do të ishte gati për t’u rikthyer në ndeshje zyrtare”, shkruan në njoftim.

25 vjeçari i ka zhvilluar 21 ndeshje në këtë sezon me klubin francez, derisa i ka realizuar tetë gola dhe i ka bërë dy asistime.

Edon Zhegrova, është i vendosur ta rikthejë formën optimale dhe ta tregojë veten në muajt e fundit të eksperiencës në Lille para transferimit në një klub më të madh evropian, e cila pritet të ndodh në verën e ardhshme.

Ai po pëlqehet nga klubet italiane, sidomos nga Napoli e Juventus, por e përcjellin me kujdes edhe klubet nga Gjermania, por në Angli e në Spanjë.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit