11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Dritan Abazoviq nesër viziton Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli e pret edhe në iftar

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në vazhdën e vizitës treditore në Kosovë, të shtunën do të ndalojë tek Devolli Corporation.

Abazoviq bashkë me delegacionin do të pritet nga pronari i korporatës, Shkëlqim Devolli në fabrikën e Prince Caffe.

Pas vizitës, Devolli si nikoqir do të shtrojë iftar për mysafirët nga Mali i Zi, meqë vizita e tyre po zhvillohet në muajin e Ramazanit.

Abazoviq po qëndron në Kosovë, ku ka zhvilluar takime me krerët më të lartë institucionalë, partiakë si dhe klerikë fetarë.

Devolli Corporation është kompani lidere në fushën e biznesit, produktet e së cilës eksportohen në tregun evropian dhe atë amerikan.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit