6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Dritan Abazoviq edhe një hap më afër Kryeministrisë

- Advertisement -


Mandatari për formimin e Qeverisë së pakicës në Mal të Zi, shqiptari nga Ulqini, Dritan Abazoviq po i afrohet karriges së Kryeministrit, pas zgjedhjeve të së dielës në Ulqin dhe Berane, që u mbajtën për shkak të ndryshimeve ligjore për qeverisjen lokale.

Abazoviq ka dalë rreth orës 22:00 për të festuar fitoren në Komunën duke thënë se kanë fituar 43 përqind të votave dhe duke e shpallur kandidatin Omer Bajraktari kryetar të ri. Koalicioni “Për Fillim të Ri”, pjesë e të cilët është edhe URA e Abazoviq, ka bërë me dije se ka fituar 15 ulëse në asamblenë komunale të Ulqinit, ndërkohë që mediat malazeze njoftonin për 1 më pak.

Zgjedhjet lokale në Mal të Zi janë një test politik në kohën kur po zhvillohen negociatat  politike për formimin e qeverisë së pakicës në Malit të Zi.

Dhe këtë test duket se Abazoviq e ka kaluar, pasi ka shpallur se i ka fituar  43 përqind në qytetin e tij që përbëhet nga 70 përqind shqiptarë.

Ditë më parë, i mandatuari për kryeministër Dritan Abazoviq kishte konfirmuar se zgjedhjet e së dielës ishin një nga arsyet e zvarritjes së formimit të Qeverisë.

Ai kishte pohuar se përbërja e kabinetit të tij ende nuk është dorëzuar sepse partitë politike janë duke bërë kalkulime për shkak të zgjedhjeve lokale në Ulqin dhe Berane.

Zgjedhjet lokale në këto dy komuna janë mbajtur në kohën e konflikteve të ashpra ndërpartiake mes anëtarëve të qeverisë së kaluar, Frontit Demokratik pro serb, Demokratëve të Gjukanoviq dhe Lëvizjes Qytetare URA, pas votimit të mosbesimit ndaj qeverisë së drejtuar nga Zdravko Krivokapiq.

Tash  Abazoviq pritet të shpallë përbërjen dhe programin e qeverisë së re.

Por, mbajtja e seancës parlamentare në të cilën do të votohet Qeveria është e pasigurt për shkak se Zyrtari i Kuvendit nga Fronti Demokratik që kryeson, refuzon të caktojë seancën derisa të arrihet marrëveshja e plotë për qeverinë e re.

Përpjekja e liderit të URA-s, Dritan Abazoviq për të formuar një qeveri të re me Partinë Popullore Socialiste pro-serbe, partnerin e koalicionit të Frontit Demokratik në zgjedhjet parlamentare dhe partitë e pakicës shqiptare dhe boshnjake, u përshkruan nga ish-partnerët e tij si një tradhti ndaj gushtit 2020.

Abazoviqit do t’i ndihmojë edhe Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) në opozitë, Milo Gjukanoviq, e cila humbi zgjedhjet e mëparshme, por nuk do të jetë pjesë e Qeverisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit