3.7 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Drita triumfon ndaj Malishevës

- Advertisement -

Drita ka arritur të fitojë ndeshjen e xhiros së tetë, ndaj Malishevës.

4:2 përfundoi takimi ndërmjet Dritës dhe Malishevës.

Kështu gjilanasit vazhduan serinë e mirë, që e filluan edhe në edicionin e ri të Superligës së Kosovës.

Për Dritën ishte Krasniqi që shënoi në minutën e 9`të ndeshjes.

Kurse, në të 21` vendasit arritën të barazojnë, me anë të Marc Olivier.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.

Në 45 minutat e tjerë, ndeshje edhe më të mirë zhvilluan mysafirët.

Ishte Simonovski që i dhuroi sërish epërsinë Dritës, pasi shënoi në minutën e 52`.

Kurse golin e tretë për gjilanasit e shënoi Kryeziu, në minutën e 64`.

Ndërsa, golin e katërt e shënoi Ajzeraj. Kurse, për Malishevën golin e dytë në këtë takim e shënoi Hazrollaj.

Me këtë fitore Drita shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e parë, kurse Malisheva mbetet me shtatë në pozitën e shtatë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit