Drita tri pikë me aromë titulli – Ferizaj mbetet në valle për mbijetesë

- Advertisement -

Drita ka arritur një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Ferizaj në kuadër të xhiros së 28-të të Superligës, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në Gjilan.

Mysafirët befasuan që në pjesën e parë, duke kaluar në epërsi në minutën e 18-të me golin e Kushtrim Shabani.

Aksioni nisi si një harkim në zonë, por pa u prekur nga askush, topi përfundoi në rrjetë, duke lënë të befasuar portierin Faton Maloku për 1-0.

Reagimi i vendasve erdhi në minutën e 36-të, kur Vesel Limaj realizoi një gol të bukur me goditje të fuqishme për të barazuar rezultatin në 1-1. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, e cila u karakterizua nga lojë e hapur dhe raste nga të dyja skuadrat.

Në pjesën e dytë, Drita shtoi presionin në kërkim të përmbysjes, ndërsa momenti vendimtar erdhi në minutën e 82-të. Ishte Liridon Balaj ai që shënoi golin e fitores, duke i dhënë skuadrës së tij tri pikë shumë të rëndësishme.

Në fund, Drita festoi një përmbysje të vlefshme, duke shtuar epërsinë në pesë pikë ndaj Ballkanit, ndërsa Ferizaj mbeti pa pikë pavarësisht fillimit premtues të takimit, ndërsa tani me 32 pikë, mban vendin e tetë. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit