24.8 C
New York
Friday, August 29, 2025

Buy now

Drita shkruan historinë, kualifikohet në Conference League

- Advertisement -

Drita e ka shkruar historinë duke u kualifikuar për herë të parë në fazën e grupeve të Conference League.

Ky sukses historik i Dritës vjen pas triumfit ndaj Differdange me rezultat 0:1 në ndeshjen kthyese të play-offit.

Ishte Besnik Krasniqi ai që ia dha ‘vulën’ kualifikimit të “Intelektualëve” në fazën e grupeve pasi u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 60-të të ndeshjes.

Drita e pati fituar edhe ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1, ndërsa fazën e grupeve e arriti me rezultat të përgjithshëm 3:1.

Me këtë kualifikim, Drita është bërë skuadra e dytë kosovare që arrin fazën e grupeve të garave evropiane, pas Ballkanit.

Të ngjashme

Të fundit