Drita ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Vesel Limaj.
Limaj ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Kampionin e Kosovës, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Ai së fundmi ishte pjesë e Malishevës, derisa ka luajtur edhe për Ballkanin.
Drita do ta ketë në dispozicion mesfushorin kosovar nga data 1 korrik.