30.8 C
New York
Monday, August 11, 2025

Buy now

Drita nxjerrë biletat në shitje për duelin me Steauan

- Advertisement -

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, të hënën ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e kthimit kundër Steaua Bukureshtit në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Ndeshja e kthimit mes Dritës dhe Steauas, zhvillohet të enjten prej orës 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Bileta më e lirë për këtë përballje, është ajo në tribunën e veriut që kushton 3 euro, pastaj lindja me çmim prej 5 eurosh dhe perëndimi që kushton 10 euro.

Biletat VIP kapin çmimin prej 10 eurosh për këtë duel.

Ndeshja e parë, e luajtur javën e shkuar në Bukuresht ka përfunduar me fitoren 3:2 në favor të rumunëve.

Të ngjashme

Të fundit