3.7 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Drita nuk lejon befasi para tifozëve të vetë, fiton 2-0 ndaj Malishevës

- Advertisement -

Drita nuk lejoi befasi në Gjilan!

Liderja e Superligës, e ka mundur Malishevën 2-0, në ballafaqimin e parë për sezonin pranveror.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Besnik Krasniqi, realizoi të dy golat në këtë takim, raporton Klankosova.tv.

Anësori fillimisht e zhbllokoi rezultatin pas një ore lojë, kurse vulën fituesit ia dha në minutën e 80-të, duke konkretizuar penalltinë.

43 pikë i kanë “Intelektualët” tani, shtatë më shumë se Ballkani që fitoi 1-0 ndaj Dukagjinit.

Nga ana tjetër, malishevasit me 30 pikë të grumbulluara, zënë vendin e tretë.

Në xhiron e ardhshme, “Tornado” është nikoqir i  Ferizajit, kurse Drita shkon në kryeqytet për t’u përballur me Prishtinën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit