22.1 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Drita në vazon e katërt, “Intelektualët” parashikohen të luajnë në Conference League

- Advertisement -

Kualifikimi në Conference League duket shumë i arritshëm për Dritën pas fitores së djeshme ndaj Differdange.

Kampionët e Kosovës shënuan sukses me rezultat të ngushtë 2:1, por kjo i ka mjaftuar kompanisë statistikore “footballmeetsdata” që t’i parashikoj gjilanasit si një prej 36 ekipeve që do kualifikohen në Fazën e Ligës.

Drita për më tepër në parashikimin e publikuar nga ta, përshkak të koeficientit të grumbulluar ndër vite, figuron në vazon e katërt të shortit që do i mundësonte atyre kundërshtar të kënaqshëm për të marrë rezultate pozitive edhe në kompeticionin zyrtar.

Në këtë parashikim të “footballmeetsdata” edhe Shkëndija është pjesë e Conference League, pasi superkompjuteri i tyre qe analizon ndeshjet i ka dhënë më shumë mundësi Ludogoretsit në ballafaqimin direkt.

Pjesmarrja në Conference League do i sillte Dritës edhe të hyra prej 3.19 milionë + bonuse në bazë të pikëve që arrinë, teksa nëse eliminohet në playoff, ekipi nga Kosova do të marrë 1.71 milionë euro nga Europa.

Të ngjashme

Të fundit