10.9 C
New York
Thursday, May 22, 2025

Buy now

Drita natyrale ndihmon në rregullimin e orës biologjike

- Advertisement -

Drita natyrale është element thelbësor për shëndetin mendor dhe fizik.

Studime të ndryshme kanë treguar se ekspozimi i përditshëm ndaj dritës së diellit, veçanërisht në orët e para të mëngjesit, ndihmon në sinkronizimin e ritmit cirkadian – ora biologjike që kontrollon ciklin gjumë-zgjim, oreksin, temperaturën trupore dhe nivelet hormonale.

Ekspozimi ndaj dritës natyrale ndihmon në shtimin e prodhimit të serotoninës, neurotransmetues ky që përmirëson humorin dhe përqendrimin gjatë ditës, si dhe rrit prodhimin e melatoninës në mbrëmje, duke përmirësuar cilësinë e gjumit.

Për ata që jetojnë në vende me pak dritë natyrale gjatë dimrit, përdorimi i llambave speciale që imitojnë dritën e diellit është një alternativë e dobishme.

Mungesa e ekspozimit ndaj dritës është lidhur me gjendje depresive sezonale, çrregullime të gjumit dhe lodhje kronike, ndaj orët e para të mëngjesit janë momenti ideal për përthithjen e dritës natyrale.

Të ngjashme

Të fundit