25.3 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Drita mund të përballet me gjigantin anglez në play-offin e Ligës së Konferencës

- Advertisement -

Drita ka kaluar me sukses në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi eliminoi skuadrën islandeze, Bredalbik.

Skuadra kosovare tani do të përballet me Audan nga Letonia.

Gjilanasit do të luajnë ndeshjen e parë të fazës së tretë kualifikuese për Ligën e Konferencës në Letoni me datë 8 gusht, derisa atë të kthimit do ta luajë më 15 gusht.

Nëse Drita do ta kaloj edhe këtë raund, do të sigurojë fazën e play-offit, ku janë edhe skuadrat nga kampionatet më të forta të Evropës.

Kaltërebardhët në pley-off të LIgës së Konferencës rrezikojnë të përballen me skuadrën angleze, Chelsea.

Pa dyshim, Chelsea është njëra nga skuadrat që klubi bardhekaltër ka dëshirë t’i shmanget, por duket se shorti nuk do ta favorizojë Dritën, shkaku që do të gjendet në vazon jo-bartëse

Kundërshtarët e mundshëm të Chelseat në play-off:

Botev Plovdid ose Zrinjski Mostar

Maribor ose Vojvodina

Ruzomberok ose Hajduk Split

Osijek ose Zira

Spartak Trnava ose Ëisla Krakoë

Ararat-Armenia ose Puskas Akadenua

Kilmarnock ose Tromso

St Mirren ose Brann

St Gallen ose Slask Ëroclaë

Auda ose Drita

Hacken ose Paide Linnameeskond

CSKA 1948 ose Pafos

Paks ose Mornar

St Patrick’s Athletic ose Sabah

Humbësit e fazës së tretë kualifikuese në Ligën e Europës:

Braga ose Servette

Partizan ose Lugano

Panathinaikos ose Ajax

Kryvbas Kryvyi Rih ose Viktoria Plzen

Rijeka ose Elfsborg

Shorti për fazën e play-off të Ligës së Konferencës do të mbahet më 5 gusht në orën 13:00, ndërsa dy ndeshjet e play-off do të zhvillohen më 22 dhe 29 gusht.

Shorti për fazën e ligës do të mbahet më 30 gusht.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit