6.3 C
New York
Wednesday, December 24, 2025

Buy now

Drita mposht Prishtinën, mbyll vitin me fitore

- Advertisement -

Kampionia në fuqi, Drita ka mposhtur fituesen e Kupës, Prishtinën në ndeshjen e fundit të këtij viti në Superligën e Kosovës në futboll.

Në fakt, me këtë ndeshje edhe zyrtarisht ka përfunduar stinori vjeshtor i këtij sezoni në elitën e futbollit kosovar.

Drita triumfoi në Gjilan 2:0 ndaj Prishtinës, ndeshje kjo e mbetur e xhiros së 13-të, e që u zhvillua të mërkurën.

Futbollistët e Dritës, i dhanë fund dilemës së fituesit qysh në pjesën e parë, të cilën e mbyllën me epërsi prej dy golave.

Jorgo Pëllumbi zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të, ndërsa Raddy Ovouka e dyfishoi atë dy minuta më vonë, dhe në të dy golat e Dritës asistues ishte mbrojtësi i krahut të djathtë, Besnik Krasniqi.

Me këtë fitore, Drita dimëron në pozitën e katërt në tabelë me 29 pikë, sa i ka edhe Dukagjini që zë vendin e tretë.

Prishtina mbetet e dyta me 30 pikë, tri më pak se Ballkani që është kampion i stinorit vjeshtor.

Për Prishtinën, kjo është humbja e tretë nën drejtimin e trajnerit Afrim Tovërlani, i cili në pesë ndeshje sa e ka udhëhequr ekipin deri më tani, ka edhe një fitore e një barazim.

Të ngjashme

Të fundit