11.8 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Drita mposht Llapin, Gjilani “ngrin” Dukagjinin, fiton edhe Drenica

- Advertisement -

Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita e ka fituar derbin kundër Llapit, me rezultat 2-0, ndeshje kjo e zhvilluar në Gjilan.

Skuadra e Arsim Thaqit me autogolin e Shabanit (47’) dhe golin e Ajzeraj (90+2), arkëtojë edhe tri pikë të rëndësishme në garën për titull të kampionit.

Pas kësaj fitore, Drita ka 47 pikë në vendin e dytë, një me pak se lideri i tabelës, Ballkani e cila nesër luan derbin kundër Prishtinës.

Tri pikë tejet të rëndësishme i ka marrë edhe Gjilani, e cila në udhëtim mundi Dukagjinin e Klinës, me rezultat 0-1.

Zeka (44’), shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje dhe të fitores për gjilanasit, skuadër kjo e cila tani 38 pikë në vendin e tretë, kurse, Dukagjini mbetet në kuotën e 26-të pikëve.

Drenica ka rigjetur rrugën e fitoreve duke mundur Ferizajn, me rezultat 1-0, falë golit të Koxy (56’).

Kuqezinjtë e Skenderajt, pas kësaj fitore i ikin pozitës së fundi dhe ngjitën në pozitën e tetë me 23 pikë, për t’ia liruar vendin Ferizajt e cila ka 21 pikë.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit