13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Drita mposht Ballkanin dhe rihap garën për titull

- Advertisement -

Skuadra e Dritës ka mposhtur Ballkanin në ndeshjen e mbetur të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja e luajtur të mërkurën në qytetin e Gjilanit, ka përfunduar me shifrat 2:1 për Dritën.

Në fakt, Drita triumfoi ndaj Ballkanit me rikthim të rezultatit, falë golave të shënuar në fund të pjesës së parë.

Ballkani avancoi qysh në minutën e gjashtë të takimit, kur mbrojtësi Bajram Jashanica shënoi për të zhbllokuar rezultatin.

Drita, fillimisht e barazoi rezultatin në minutën e 29-të me anë të mesfushorit Blend Baftiu që shënoi me kokë, përpara se të kalojë në epërsi nëpërmjet sulmuesit Blerim Krasniqi. Krasniqi realizoi supergol në minutën e 44-të, jo vetëm për ta dërguar Dritën në pushim në epërsi, por edhe për t’ia siguruar fitoren në këtë ndeshje të rëndësishme.

Me këtë fitore, Drita e mbyll stinorin vjeshtor me 34 pikë të mbledhura, pesë më pak se Ballkani që është lider, por që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Të shtunën, Ballkani është mysafir i Gjilanit në ndeshjen e mbetur të xhiros së 13-të.

Për Ballkanin, kjo është humbja e dytë në tri ndeshjet e fundit kampionale ku ka marrë vetëm një barazim. Para Dritës, Ballkani është mposhtur edhe nga Llapi, ndërsa ka luajtur pa gola me Prishtinën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit