Drita ka arritur ta mposht Llapin në udhëtim në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës në Futboll.
Skuadra nga Gjilani arriti ta mposht Llapin me rezultat minimal 0:1.
45 minutat e parë në derbin e kësaj jave nuk u shënua asnjë gol, të dyja skuadrat kishin raste, por nuk i kanë shfrytëzuar ato.
Në pjesën e parë vendasit kanë pasur një iniciativë më të madhe.
Fituesi u vendos në pjesën e dytë, me Dritën që arriti ta ruaj rekordin e pamposhtur.
Almir Ajzeraj ishte heroi skuadrës mysafire, pasi shënoi në minutën e 81-të.
Drita renditet në vendin e dytë me 21 pikë, derisa Llapi është i treti.