Drita e ka vijuar sonte traditën e “mikpritjes” shqiptare.
Një gosti e mirë e priti Inter Turkun që doli nga “Fadil Vokrri” me tri gola.
Fillimisht Simonovski, e pastaj Morina i “bënë muhabet” mysafirit nga Finlanda që sot më shumë u duk si turist sesa si një skuadër e denjë për t’i konkurruar “Intelektualët”.
Përballja u dominua në të gjitha aspektet nga Drita e cila kalon tutje në raundin tjetër të Conference League.