1.9 C
New York
Thursday, December 11, 2025

Buy now

Drita humb nga AZ Alkmaari

- Advertisement -

Skuadra e Dritës ka regjistruar humbjen e parë këtë sezon në Ligën e Konferencës.

Të enjten mbrëma, në duelin e xhiros së pestë të fazës së ligës, Drita pësoi nga AZ Alkmaari.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përfundoi me shifrat 3:0 për ekipin nga Holanda.

Një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën, konfirmuan fitoren e AZ Alkmaarit.

Sven Mijnans (17′), Isak Jensen (58′) dhe Ibrahim Sadiq (90′), realizuan golat për AZ Alkmaarin.

Drita mbetet në kuotën e 8 pikëve, ndërsa AZ Alkmaari ka 9 sosh kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund të fazës së ligës.

Ndeshjen e fundit, Drita e luan javën tjetër, në udhëtim te Rayo Vallecano.

Të ngjashme

Të fundit