30.6 C
New York
Friday, August 15, 2025

Buy now

Drita humb dhe eliminohet nga Europa League, vazhdon garën në Ligën e Konferencës

- Advertisement -

Drita nuk ka arritur ta bëjë përmbysjen ndaj ekipit rumun, FCSB në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Europës., duke pësuar humbje edhe në ndeshjen e kthimit në Prishtinë.

Kampionia e Kosovës pësoi 1:3 në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi paraprakisht kishte pësuar 3:2 në Bukuresht.

Mysafirët e nisën fuqishëm ndeshjen me gol në sekondat e parë nga Cisotti.

Në minutën e 18-të, Miculescu e shënoi golin e dytë të mysafirëve, e që ishte edhe goli i nokautit për Dritën.

Gjilanasit ngjallën shpresat për një rikthim, kur Veton Tusha realizoi në minutën e 52-të.

Por, kartoni direkt i kuq i kapitenit Rron Broja mbylli çdo derë për Dritën.

Deri nw fund, FCSB shënoi edhe njëherë nëpërmjet Politic për 1:3.

Përkundër eliminimit nga Liga e Europës, Drita do të mbetet ende në garë për Europë.

“Intelektualët” do të përballen me skuadrën që e kishin eliminuar në Ligën e Kampionëve, Differdange të Luksemburgut në play-offin për Ligën e Konferencës.

Në rast se arrin ta eliminojë sërish, Drita do ta siguronte fazën e ligës në Ligën e Konferencës, diçka që deri më tash vetëm Ballkani (2 herë) ka arritur ta bëjë nga ekipet kosovare.

Të ngjashme

Të fundit