Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Drita e ka nisur vitin 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme.
Drita, të dielën ka fituar Superkupën e Kosovës, trofe që e fiton për herën e dytë në histori të klubit.
Drita e mposhti Prishtinën 2:1, në ndeshjen e luajtur në Antalia të Turqisë.
Prishtina avancoi me para me anë të kapitenit Leotrim Kryeziu, i cili shënoi në minutën e 8-të pas asistimit të Valmir Veliut.
Drita u kundërpërgjigj me dy gola, një në pjesën e parë dhe një në të dytën për ta konfirmuar fitoren dhe suksesin.
Fillimisht, rezultatin e barazoi Besnik Krasniqi (39′), përpara se Kristal Abazaj (50′) ta vulos rezultatin.
Prishtina konplet pjesën e dytë e luajti me një lojtar më pak, pasi Harun Kariq që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 50-të.






