1.7 C
New York
Sunday, February 22, 2026

Buy now

Drita fiton ndaj Llapit dhe është lider i ri në Superligë

- Advertisement -

Drita ka arritur fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme në udhëtim te Llapi 0-2.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin e Ramiz Sadikut për shkak të fushës së përkeqësuar në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi, me rezultatin e barabartë përkundër disa tentimeve nga të dyja skuadrat.

Ishte minuta e 64-të e ndeshjes, kur kjo sfidë u zhbllokua me autor mbrojtësin e majtë Blerton Sheji që realizoi për 0-1.

Krejt në fund të ndeshjes, Drita gjeti edhe golin e dytë ku sulmuesi Veton Tusha u fut bukur në zonë dhe realizoi për rezultatin përfundimtar 0-2.

Me këtë fitore Drita rikthehet në krye të Superligës me 38 pikë, derisa Llapi mbetet e shtata me 22 sosh.

Ndeshjen e radhës Llapi luan në udhëtim te Prishtina e Re, derisa Drita gjithashtu do të përballet në udhëtim, ku takohet me Prishtinën në kryeqytet.

Të ngjashme

Të fundit