Fitore sot shënoi edhe Drita, por që hasi në vështirësi të mëdha në shtëpi ndaj Feronikelit 74.
Gjilanasit triumfuan ngushtë 2:1 me gol në minutat shtesë.
Fillimisht Zekolli kaloi Feronikelin 74 në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Rron Broja barazoi shifrat në minutën e 55-të.
E Besnik Krasniqi pati mundësi të përmbyste rezultatin në minutën e 63-të, por gjuajti jashtë nga pika e 11-metërshit.
E golin e fitores e shënoi Arb Manaj në minutën e dytë shtesë.
Me këtë fitore, Drita e ruan diferencën prej shtatë pikëve me Ballkanin dhe dimëron si kampione në Superligë.
Në anën tjetër, Feronikeli 74 mbetet i fundit me 10 pikë, 10 më pak se zona e shpëtimit dhe e pret punë e madhe në pranverë për ta siguruar mbijetesën.