19.4 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Drita fiton “finalen e parë”, mposht Differdangen në Prishtinë

- Advertisement -

Skuadra e Dritës e ka fituar ndeshjen e parë ndaj Differdanges për të bërë një hap drejt kualifikimit në Ligën e Konferencës.

Dueli i parë, i luajtur të enjten mbrëma në Prishtinë, përfundoi me shifrat 2:1 për Dritën.

Albert Dabiqaj (30′) dhe Besnik Krasniqi (80′) nga penalltia shënuan për Dritën, ndërsa për Differdangen realizoi Andreas Buch (65′).

Pavarësisht, paraqitjes së dobët, Drita arriti ta fitoj ndeshjen me rezultatin e ngushtë dhe tani është larg vetëm 90-të minuta nga kualifikimi në Ligën e Konferencës.

Në minutat shtesë me të kuq u largua Mfoumou i mysafirëve.

Ndeshja e kthimit luhet javën tjetër në Luksemburg, dhe Dritës i mjafton edhe barazimi për kualifikimin historik.

Drita po synon për herë të parë në histori të klubit të kualifikohet në fazën e ligës të njërës prej tri garave të UEFA-s.

Ekipi i vetëm nga Kosova që ka luajtur në garat evropiane deri më tani, saktësisht fazën e grupeve mbetet Ballkani.

Ballkani u paraqit dy herë rresht ne Ligën e Konferencës.

Të ngjashme

Të fundit