Skuadra e Dritës ka ndalur hovin e Llapit, ekip që e mposhti të dielën.
Në ndeshjen e luajtur në Gjilan, Drita triumfoi me rezultatin minimal 1:0.
Golin e vetëm në këtë përballje, e shënoi Besnik Krasniqi, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 33-të.
Po ashtu, Drita ndeshjen e mbylli me një futbollist më pak.






