11.8 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Drita e përfundon rrugëtimin në Evropë, eliminohet nga Legia e Varshavës – Rashica me Besiktasin kualifikohen në Ligë të Evropës

- Advertisement -

Drita e ka përfunduar rrugëtimin në Evropë, duke u eliminuar në play-off të Ligës së Konferencës nga Legia e Varshavës, me përballjen në Fadil Vokrri që përfundoi 0:1. Në anën tjetër, Milot Rashica me Besiktasin kanë triumfuar ndaj Luganos, për t’u kualifikuar në Ligë të Evropës.

Intelektualët kishin punë të vështirë, pasi u nevojitej fitore me më shumë se dy gola diferencë, pasi humbi në ndeshjen e parë 2:0 në Poloni.

Skuadra e Zekirja Ramadanit në kërkim të golit ishte më e mirë në pothuajse 90 minuta, por nuk arritën të shënonin gol.

Ndeshja u përshkrua me dominim të posedimit të topit nga Intelektualët, por që këta të fundit dërguan vetëm dy gjuajtje në drejtim të portës, ndërsa mysafirët në rastin e parë serioz shënuan në minutat shtesë për 1:0.

Ashtu si në ndeshjen e parë, edhe kësaj radhe, Drita nuk e mbylli takimin me të gjithë lojtarët në fushë, pasi Rron Broja mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 77-të.

Me rezultatin e përgjithshëm 3:0, Legia e Varshavës kualifikohet në Ligë të Konferencës, ndërsa për Dritën përfundon rrugëtimi evropian këtu.

Në anën tjetër, Milot Rashica i Kombëtares së Kosovës, do të luajë në Ligë të Evropës, kjo pasi Besiktasi e mposhti me rezultat të përgjithshëm 8:4 Luganon.

Rashica asistoi në golin për 3:1, kur shënoi Rafa Silva, ndërsa luajti 77 minuta. Me asist kontribuoi edhe Ernest Muçi i Kombëtares së Shqipërisë për rezultatin përfundimtar 5:1.

Te Lugano u paraqit sulmuesi kosovar, Shkëlqim Vladi, që shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit