18.6 C
New York
Friday, October 3, 2025

Buy now

Drita e nis me barazim ndaj KuPS në Ligën e Konferencës

- Advertisement -

Drita e ka nisur me barazim fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Kampionia në fuqi e Kosovës barazoi 1:1 në udhëtim ndaj skuadrës finalendeze, KuPS, duke marrë një pikë të rëndësishme.

Veton Tusha u desh të largohej herët nga loja për shkak të një lëndimi ë pësuar në minutën e 29-të.

Ai u detyrua të largohej me barelë nga fusha.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, ndërsa edhe fillimi i të dytës ishte i thatë sa i përket golave.

Tre minuta pas inkuadrimit, Voutilainen asistoi bukur për Parzyszek i cili realizoi në minutën e 74-të për epërsinë e KuPS.

Por, nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigja e kampiones së Kosovës, e cila barazoi shifrat nëpërmjet Albert Dabiqajt.

Më pas, KuPS mori iniciativën me synimin për të rikthyer epërsinë, por portieri Faton Maloku ishte në element sonte, duke bërë disa pritje mjaft të mira.

Kësisoj, Drita e nis fazën e ligës në Ligën e Konferencës me një baraim dhe një pikë mjaft të vlefshme.

Ndeshja e radhës e Dritës do të jetë më 23 tetor ndaj Omonias në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme

Të fundit