Skuadra e Dritës e ka nisur me këmbë të mbarë rrugëtimin e saj në Ligën e Konferencës, me fitore si mysafire ndaj skuadrës islandeze, Breidablik, me rezultat 2:1, në rrethin e dytë kualifikues të kësaj gare.
Për fitoren e Dritës u përkujdesen Arb Manaj dhe Veton Tusha, me golat e shënuar në minutat 3’, përkatësisht 23’, teksa golin e vetëm për vendasit e realizoi Isak Thorvaldsson, në minutën 71’.
Drita në minutat e fundit luajti me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Besnik Krasniqit, por përkushtimi i futbollistëve gjilanas për ta mbrojtur epërsinë në minutat e mbetur ishte maksimal.
Përgëzime për futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe tifozët ‘Intelektualët’ për këtë fitore.
Urojmë që në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, FC Drita do të arrijë ta menaxhojë epërsinë e ndeshjes së parë dhe do të kualifikohet tutje.
Ju priftë e mbara 🔵⚪️
Foto: https://www.mbl.is/