Drita e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së tretë të Superligës së futbollit ndaj Suharekës.
Gjilanasit fituan me rezultat 4:2për ta marrë të vetëm primatin në ligën elitare.
Falë kësaj fitoreje, Bardhekaltrit shkuan në kuotën e 28 pikëve pas 13 ndeshjesh të zhvilluara, duke u shkëputur kështu në tri pikë ndaj rivalit për titull, Ballkani.
Kjo ndeshje ishte shtyrë shkaku i angazhimeve të gjilanasve në garat evropiane.