Drita ka fituar derbin e qytetit të Gjilanit, duke triumfuar si mysafirë i Gjilanit me rezultat minimal 0-1.
Me rezultatin e pastër 0-0 u mbyllën 45 minutat e parë të derbit të Anamoravës.
Drita tregoi krejt fytyrë tjetër në pjesën e dytë, duke qenë më aktive në fazën ofensive.
Në minutën e 67-të u pa goli i parë në këtë sfidë, kur Muharrem Jashari asistoi për mrekulli te Blerim Krasniqi i cili nga afërsia realizoi bukur për 0-1.
Drita vazhdoi sulmet edhe pas golit të shënuar, duke rrezikuar me Baftiun e Besnik Krasniqin, por pa sukses.
Deri në fund më nuk pati gola dhe Drita arkëtoi tre pikë shumë të rëndësishme në këtë sfidë ku tani zë vendin e dytë në tabelë me 31 pikë, shtatë më pa se Ballkani.
Ndërkohë Gjilani është në pozitën e tetë me 17 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Gjilani e luan si mysafir i Dukagjinit, derisa Drita pret Malishevën.