24.5 C
New York
Friday, August 15, 2025

Buy now

Drita do të luajë sërish ndaj Differdange 03 – kësaj radhe në play-offin e Ligës së Konferencës që vlen mbi 4 milionë euro

- Advertisement -

Drita ka mësuar kundërshtarin e play-offit për Ligën e Konferencës, një rival tashmë i njohur, pasi përballë do të ketë klubin nga Luksemburgu, FC Differdange 03, me të cilin u ndesh edhe në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Drita kishte arritur ta mposhtë në të dyja ndeshjet, fillimisht në Prishtinë me rezultat 1-0, pastaj edhe si mysafire me rezultat 3-2.

FC Differdange 03, edhe pse kishte humbur ndeshjen e parë ndaj Levadia Tallinn me rezultat 3-2 në shtëpi, arriti të fitojë si mysafire me rezultat 1-0 për ta dërguar lojën në vazhdime, ku fitoi 3-1 për ta siguruar play-offin.

Në play-off luhet për një vend në Ligën e Konferencës, dhe ekipi që arrin të futet përfiton minimalisht 4 milionë euro në konto, pa llogaritur të ardhurat e tjera nga fitoret dhe barazimet.

Sipas Transfermarkt, vlera totale e Differdange 03 në treg është rritur nga 1.90 milionë euro në 2.83 milionë euro.

Edgar Pacheco është lojtari më i shtrenjtë, me një vlerë prej 500 mijë eurosh.

Të ngjashme

Të fundit