Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 15-të në Albi Mall Superliga.
Lideri i Superligës, Drita ka mposhtur Ballkanin në një ndeshje spektakolare me rezultat 2-3, duke shtuar edhe më shumë shancat për titull.
Golat u shënuar nga Ajzeraj në minutën e 22-të, Krasniqi në minutën e 72-të dhe Manaj në minutën e 82-të, ndërsa për vendasit shënoi Adetunji në minutën e 64-të dhe një autogol nga Ovouka në minutën e fundit.
Ndërsa në Podujevë, Llapi nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Ferizajit ku u mbyll me rezultat 1-1 me golat e shënuar nga Namani në minutën e 89-të dhe Sokol Kiqina në minutën e fundit përmes penalltisë.
Me këtë fitore Drita, mbetet në vendin e parë me 34, 8 pikë më shumë se Ballkani në vendin e dytë me 26 pikë, ndërsa Llapi ngjitet në vendin e 5-të dhe ka 19 pikë, ndërsa Ferizaji në pozitën e parafundit me 15 pikë./IndeksOnline