Fituesi i Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një postim të ri në rrjete sociale, duke lënë të kuptohet se ka një mesazh të fshehtë për dikë.
Në llogarinë e tij në Instagram, Driloni ka publikuar disa fotografi të reja, ku shihet i veshur me stil dhe në formë të mirë fizike.
Ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte mbishkrimi që i kishte vënë postimit: “Jam temë për ta, se jam ëndrra e tyre”.
Foto: Instagram
Kjo fjali ka bërë që ndjekësit të nisin menjëherë spekulimet për kujt mund t’i jetë drejtuar.
Postimi i tij ka marrë qindra pëlqime dhe komente, ku ndjekësit i kanë shprehur mbështetje.
Derisa ai vetë nuk ka dhënë asnjë sqarim, një gjë është e sigurt – Rama di si të mbetet në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të spektaklit më të madh televiziv në Kosovë.
Sidoqoftë, pas përfundimit nga BBVK ka qenë i heshtur dhe më i tërhequr nga angazhimet publike.







